Categories Lajme

Të gjithë duan të largohen nga Shqipëria, 80% e policave kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, që mban datën 18 dhjetor, sindikata e policisë paraqet disa kërkesa me karakter ekonomik. Punonjësit e policisë së Shtetit i janë drejtuar Kryeministrit Edi Rama me një shkresë ku kërkojnë plotësimin e 11 pikave. Ndër më kryesoret jane paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë. Dokumenti mban datë 18 dhjetor dhe një kopje e tij u sigurua nga ABC News. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te çileve kushtet e vëshitra në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.

Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët Europianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje.

Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minumumin jetik – thuhet në shkresë.

Punonjësit kërkojnë pagesën e Dietave të prapambetura nga 2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës.

Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës.

Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.

Në fund të shkresës, thuhet se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje. /abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME