Categories Lajme

Të mbuluar me batanije, studentët sfidojnë temperaturat e ulëta për një tjetër natë jashtë

Edhe pse prej disa orësh ka rënë nata dhe temperaturat janë ulur, studentët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Disa janë mbuluar me batanije ndërsa disa të tjerë kanë sajuar ndonjë zjarr për t’u ngrohur sadopak. Është nata e dytë që ata këmbëngulin që të mos e ndalin rezistencën, pavarësisht kushteve.

Edhe pse në grup më të vogël dhe në të ftohtë, ata vijojnë të t’i përsërisin fuqishëm thirrjet e tyre:

Rezistenca nuk ndalet! S’ka negociata por vetëm vendimmarrje!”

Më herët gjatë ditës, atyre u kanë ardhur në ndihmë edhe qytetarët e Tiranës të cilët u kanë sjellë ushqim dhe batanije.

Ndërkohë, vetë kryeministri bëri më herët edhe një reagim tjetër në llogarinë e tij në Twitter, ku e quante ditën e sotme si “një ditë tjetër të humbur për arsye të Mosarsyes”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME