Categories Lajme

Te njësia ku ka lindur Basha janë gjetur 133 vota më shumë se votues në listë

Parregullsi të mëdha e kanë shoqëruar procesin e votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike, por çudia ka ndodhur në zonën ku Lulzim Basha ka lindur dhe është rritur, në Njësinë 8 të Tiranës. Aty rezultati i votimit është spektakolar, nga 1162 votues që kanë qenë në listë, kanë votuar plot 1295. E thënë ndryshe pjesëmarrja në votime ka qenë 111%.

Por skandali vijon edhe në një tjetër Njësi, te ajo Nr.4 ku kanë votuar 99.9%. Nga 1058 që kanë qenë në listë, këtu kanë votuar 1053. Natyrisht lind pyetja ku janë mbushur kutitë me vota, madje në disa raste edhe tejmbushur.

Gjatë procesit të votimit, kandidatët përballë Bashës kanë raportuar parregullsi të mëdha. Nga intimidimi dhe përjashtimi i vëzhguesve të tyre, te persona që kanë votuar më shumë se një herë. Ish-presidenti Bujar Nishani e ka quajtur procesin për votimin e kryetarit të ri si një “maskaradë zgjedhore”. Ai tha sot se rezultati ishte i paracaktuar dhe gara e pandershme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME