Categories Lajme

Të përndjekurit politikë i kërkojnë Bashës të kandidojë për deputetë përfaqësues të tyre

Të përndjekurit politikë i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha të fusë në listat e kandidatëve për deputetë përfaqësues të tyre. Ata kanë mbërritur në PD ku kanë dorëzuar listën e tyre me 24 kandidatë. Një përfaqësi e tyre është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Gazment Bardhi. “Konventa kombëtare e Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë e mbledhur sot me datë 23 shtator 2020, si përfaqësuese e vetme dhe legjitime të së djathtës shqiptare me një veprimtari kombëtare në të gjithë Republikën e Shqipërisë, por edhe si një subjekt politik shoqëror që përfaqëson 100 mijë familjet e Përndjekura politike dhe pronarë të Republikës, e përfaqëson një elektorat i djathtë me 35%-40% të. ka nderin dhe privilegjin të ju drejtohet juve dhe Partisë që ka rrënjët te ky elektorat për kandidaturat në zgjedhjet e vitit 2021, nga kjo shtresë antikomuniste kombëtare, këto personalitet për deputete”, thuhet në shkresën e tyre.

Në një deklaratë për gazetarin e ABC News Juxhin Mustafaraj, presidenti i Konventës së të Burgosurve Politikë Besim Ndregjoni deklaroi se përveç përfaqësisë ata kërkojnë edhe vendosjen e një parcele kombëtare për nderimin e të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit. Ai u shpreh se sot në radhët e të burgosurve politikë, ka persona të arsimuar, ndryshe nga vitet ’90.  “Sot vendosëm për dy pika kryesore, për ndërtimin e parcelës kombëtare për të zhdukurit nga komunizmi. Kërkuam që të ngrihet parcela kombëtare ku të skaliten emrat e atyre që janë zhdukur. Problemi i dytë ishte pjesëmarrja në procesin politik. Sot nuk është koha që çdo parti ka identitetin e saj.

Sot nuk jemi si në vitet ’90 që vinin nga burgjet. Sot jemi të integruar dhe me arsim të lartë. Ka ardhur koha që amoralitetin ta zëvendësojmë me moralitetin e këtyre familjeve. Ne kemi një histori shumë të hidhur me disa të përndjekur që kanë pasur poste në PD por nuk kanë bërë asgjë për të përndjekurit. Politika mashtron me një shpërblim, por e djathta reale janë të përndjekurit politikë”, u shpreh Ndregjoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME