Categories Lajme

“Të respektohet 5 Qershori”, Soreca ua përsërit sërish palëve politike

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar për ndryshimet e opozitës së bashkuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke thënë se duhet të paraqiten në tryezën e Këshillit Politik. Në një reagim në Twitter, u bën thirrje palëve politike që të respektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe çdo ndryshim të mëtejshëm ta diskutojnë në Këshill Politik.

Luigi Soreca: Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi # reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor, të diskutohen në Këshillin Politik.

Kujtojmë se ditën e sotme, opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen e vërtetë 100% të listave. Në draftin e propozuar prej opozitës kërkohet ruajtja e koalicioneve siç janë në ligjin aktual. Gjithashtu përsëritet kërkesa e vazhdueshme që palët t’i drejtohen ODHIR-it për mosmarrëveshjet mes tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME