Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, punonjësi i lavazhit konfliktohet me pronarin e një makine

Të shtëna me armë zjarri në ajër, janë regjistruar paraditen e sotme në Vlorë. Punonjësi i një lavazhi është konfliktuar me pronarin e një automjeti tip ‘Benz”. Mësohet se punonjësi e ka goditur me grusht pronarin e automjetit, ndërkohë ky i fundit më pas ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.

Pronari i makinës është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që asnjë person nuk është lënduar. “Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.”-njofton policia.  Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: