Categories Lajme

Të shtënave në një restorantin në Vjenë

Një përson u qëllua për vdekje dhe një tjetër mbeti i plagosur  pas një shkëmbimi me armë zjarri që ndodhi në kryeqytetin austriak në Vjenë, këtë të premte ndërsa mësohet se policia është vënë në kërkim të autorit.

Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr këtë të premte  në një restorant të njohur turistik në qendrën historike të kryeqytetit austriak, në Vjenë.

Ndërkohë mediat raportojnë se policia fillimisht raportoi për dy të plagosur gjatë një shkëmbim zjarri që ndodhi në qytetin e Vjenës.

Siç raporton The Sun ngjarja është shënuar rreth orës 13:30 me orën lokale,ndërsa janë ende të paqarta motivet dhe se kush fshihet pas incidentit.

Ndërkohë bëhët me dije se shërbimet e emergjencës njoftuan se i plagosuri tjetër ka marrë një dëmtim të rëndë në kokë , ndërsa ndodhte në gjendje kritike për jetën . Incidenti ndodhi në restorantin tradicional australian të Figlmueller, i vendosur vetëm disa qindra metra larg nga katedralja portreti Shën Stefanit.

Dy njerëz të plagosur rëndë me armë zjarri u gjetën pranë restorantit, njoftoi më herët departamenti i policisë lokale në një postim në Twitter, duke shtuar se detajet e incidentit janë ende të paqarta.

Të shtënat u shënuan në restorantin Figlmueller, që ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga katedralja ikonë e Shën Stefanit në kryeqytetin e vjetër austriak.

Ndërkohë mësohet se policia ka rrethuar zonën rreth restorantit, ndërsa ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen pas një operacioni të madh kërkimi , raporton RT News . Identiteti dhe motivet e tij ende nuk janë zbuluar. Megjithatë, mediat thonë se policia është deklaruar se janë marrë masat e nevojshme se incidenti nuk po trajtohet si sulm terrorist . b.xh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME