Categories Lajme

Teksas, 11-vjeçarja u shtir si e vdekur që t’i shpëtonte plumbave

Familja e një 11-vjeçareje ka rrëfyer se si e mitura i mbijetoi masakrës në shkollën fillore në Teksas. Halla e nxënëses së klasës së katërt, ka treguar se mbesa e saj u shtir si e vdekur kur personi i armatosur hyri në klasë e saj.

Sipas saj, 11-vjeçarja Miah Cerrillo është në gjendje të rëndësuar psikologjike dhe ende nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka parë në momentin e të shtënave.

Blanca Rivera tregoi se mësuesja e Miah, RIlma Garcia ishte një nga dy mësueset e vrara, ndërsa shënjestër e autorit ishin e shokët e shoqet e saj të klasës.

“Ajo mori pak gjak dhe e vendosi në trup, duke u shtirur sikur kishte vdekur”, rrëfeu ajo. “Miah pa shoqen e saj të mbuluar me gjak, mori pak nga gjaku i saj dhe e vendosi mbi vete.”

E mitura gjithashtu mbeti e plagosur gjatë sulmit dhe u dërgua në spital, ndërsa tani ndodhet në shtëpi.

“Vëllai im më tha se vajza kishte copëza plumbash mbi shpinë”, tha Rivera. “Të gjithë po mundohet të ndihmojnë Miah të rikuperohet fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. E vetmja gjë që na mbetet të bëjmë është të lutemi dhe t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të ecim përpara, e di që është traumatizuese,” tha Rivera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME