
Anticikloni i Azoreve ka përfshirë Evropën Qendrore, i cili do të shtrihet drejt gjerësive gjeografike të Mesdheut ku priten rritje e temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Martë, data 14 Shkurt 2023. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës në Jug-perëndim, mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të ftohta në Verilindje dhe Juglindje me prani të ngricave por edhe mjegull.