Lajme

Tentoi të fuste karikator pistolete në ambientet e brendshme, ndalet polici i burgut të Drenovës

Një punonjës policie në burgun e Drenovës është kapur me një karikator pistolete.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se polici Etjen Gjata është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka patur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për t’u futur në ambientet e brendshme të burgut.

Ngjarja ka ndodhur sot, kur në burgun e Drenovës po zhvillohet procesi i votimeve.

Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë. Nuk dihet arsyeja përse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambienteve të burgut.Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close