Categories Lajme

Tentoi të vidhte recepsionin e spitalit, shoqërohet 34 vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 34 vjeçar, i cili tentoi të vidhte një shumë parash në recepsionin e spitalit . Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e spitalit rajonal në Gjirokastër, një shtetas po tentonte ti vidhte një shumë parash recepsionistes, nën kërcënimin e një sendi të fortë, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. R., 34 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një send plastik (pistoletë lodër).

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri!

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltion…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i drogës/ Policia shqiptare operacion të përbashkët me policinë italiane, 4 shtetas në kërkim

Një operacion i përbashkët i Policisë Shqiptarë me Policinë Italiane ka goditur një organizatë kriminale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse s’më tregove që Alma më pa me të dashurën time?”/ Tragjedia në Shkodër, detaje të reja: Burri i 39-vjeçares i bllokonte thirrjet në telefon, kunatës i tha se…!

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Historia kriminale e familjes së vrasësit të policit në Fier: Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, dy vëllezërit…

RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali seksual/ Ankimuan vendimin e GJKKO, Apeli cakton datën se kur do mbahet seanca për Gjicin e Alma Kaçin

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi të përfshirë në skandalin seksual…

LEXO ME SHUME