Categories Lajme

Tërmeti e la të pastrehë, shqiptarja lind foshnjën nën çadër

Një vajzë ka ardhur në jetë vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin mëngjesin e 26 nëntorit. Familja Sula ka mbetur e pa strehë nga tërmeti. Ata jetojnë në çadër dhe fëmija e quajtur Ajsel, duket se ditët e para të jetës do t’i kalojë në kushte jo fort të përshtatshme.

“Mrekullia e jetës! Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën”. Ndërkaq një nën tjetër nënë që është larguar nga zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri ka lindur foshnjën Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj. “Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrësake”, ka thënë ai për Express. “Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”, ka thënë ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME