
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë, këtë të fundit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Liban dhe Izrael. Deri më tani raportohet të paktën 500 viktima ndërsa kanë mbetur të bllokuar më shumë të tjerë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka njoftuar se tërmeti me magnitudë është regjistruar në orën 04:17 me orën lokale dhe ka pasur një thellësi 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.
Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim pasi shumë persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se nga tërmeti janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Më pas ndodhën pasgoditje të forta në Turqinë jugore dhe qendrore, rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor. Pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor, ndërsa një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ndodhi 19 minuta pas tërmetit kryesor. Ky është tërmeti më i fortë që godet vendin në 100 vitet e fundit.
fundit.