Categories Lajme

Tërmeti në Marok, reagime nga liderët e BE: Gati për mbështetje

Reagime nga Bashkimi Evropian pas tërmetit katastrofik me mbi 600 të vdekur në Marok.

“BE është e gatshme të mbështesë Marokun në këto momente të vështira”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nga G20 në Nju Delhi.

“Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe për shpëtimtarët e përfshirë në operacionet e kërkimit,” shtoi ai.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen shprehu gjithashtu “solidaritet me gjithë zemër me popullin maroken. Mendimet e mia shkojnë për familjet e viktimave, për të plagosurit të cilëve u uroj shërim të shpejtë dhe për përgjigjet e parë që janë duke kryer një punë të admirueshme”.

Kancelari Olaf Scholz gjithashtu i ka shprehur ngushëllime popullit të Marokut nga margjinat e samitit të G20-ës që po marrin pjesë në Indi.

“Ky është një lajm i tmerrshëm nga Maroku. Në këto orë të vështira, mendimet tona janë me viktimat e tërmetit shkatërrues”, shkroi Scholz të shtunën në X.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME