
Konstantinos Nikas, pjesë e ekipit grek të kërkim-shpëtimit, nxori nga rrënojat një vajzë 6-vjeçare në provincën Hatay të shkatërruar nga tërmeti në Turqi.
Historia përsëritet, edhe babai i Konstantinos shpëtoi një vajzë nga rrënojat e tërmetit në Greqi në vitin 1995.
Fotografia e babait të tij që mbante një vajzë 6-vjeçare u publikua nga miku i Nikas, i cili duke parë Konstantinos me të miturën në krahë, iu kujtua imazhi i gjeneralit të ndjerë Panagiotis Nikas pas në tërmetit të Egjeut duke shpëtuart Andrean e vogël.
Dhjetëra ekipe të shpëtimit nga e gjithë bota nxituan për në Turqi pas dy tërmeteve vdekjeprurëse të konsideruara si fatkeqësia më e keqe në shekullin e 21.