Categories Lajme

Terrorizojnë qytetaren dhe tentojnë t’i shkulin varësen nga qafa, arrestohen dy autorët

Tentuan t’i vidhnin me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në orën 13:30, në rrugën “Teodor Keko”, 2 persona tentuar t’i vidhnin me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Necklace”.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Armando Kurteshi, 30 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

– Ervis Kurteshi, 35 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Këta shtetas, ditën e sotme, në Unazë të Re, në rrugën “Teodor Keko”, kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë varësen, shtetases M. S. dhe më pas janë larguar.

Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi E. K. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME