Categories Lajme

Theu herësin, Ornaldo Rakipi: Premtoj maksimumin tim, Nuk festojmë numrat

Surpriza mes kandidatëve socialistë në qarkun e Tiranës, ishte thyerja e herësit nga Ornaldo Rakipi, i cili është djali i ish-deputetit Aqif  Rakipi.

Ky i fundit, renditej i 30-ti në listë ndërsa arriti të marrë 13,078 vota, duke siguruar mandatin, ndërsa ka skualifikuar Ervin Bushatin. Rakipi, pasi siguroi mandatin e deputetit, ka bërë një falenderim në rrjetet sociale për të gjithë votuesit e tij.

Megjithatë, sipas tij kjo nuk është  ditë kur festojnë numrat “por festojmë besimin, festojmë vëllazërinë tonë,  festojmë ëndrrat, festojmë kontributin tonë”.

Mesazhi i plotë: Miqtë e mi, një falenderim nga zemra për të gjithë ju, që besuat tek unë, që besuat tek ne!

Si fillim, dua të falenderoj Kryeministrin e vendit dhe Kryetarin e Partisë Socialiste z.Edi Rama, për besimin që investoi tek unë, duke më bërë pjesë të skuadrës fituese, edhe pse me moshën më të re ndër kandidatët.

Dua gjithashtu të falenderoj, mbështetësit e mi të cilët me besimin e përkrahjen që më dhanë nuk më lanë asnjë mundësi tjetër përveçëse të merrnim fitoren.

Ky rezultat, padyshim nuk do ishte i mundur pa mbështetjen e stafit tim të palodhur, të cilët shpejt u kthyen në familjen time të dytë, të miqve të mi, me të cilët kemi ndarë shumë rrugëtime por asnjë si ky, të familjes sime të madhe që besoi pareshtur tek unë e më dha forcë e kurajo të pamatë përgjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Sot, është një ditë kur nuk festojmë numrat por festojmë besimin, festojmë vëllazërinë tonë,  festojmë ëndërrat, festojmë kontributin tonë për të ardhmen e një Shqipërie që do të ecë krah për krah me zhvillimin, festojmë vizionin, festojmë dëshirën për punë dhe faktin që Shqipëria ka kaq shumë njerëz që e duan vendin e tyre mbi çdo interes personal.

Premtoj asgjë tjetër përveçse maksimumit të përpjekjeve të mia për të bërë më të mirën për ju e Shqipërinë ku kemi zgjedhur të jetojmë! Kjo nuk është fitorja ime, kjo është fitorja jonë! Sot, fjala “Faleminderit” çuditërisht po më duket sikur nuk mjafton për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj të gjith jush!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME