Categories Lajme

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet ‘mat’ nga policia 50-vjecari

Gjirokastër,Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ll., banues në Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i kontrollit të territorit, në fshatin Picar, Gjirokastër, në një zonë të pyllëzuar, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin B. R., 50 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME