Categories Lajme

TikTok si “Dark Web”/ Platforma ku ligjet nuk ekzistojnë, as për shqiptarët

Në një kohë kur në shumë vende europiane po diskutohet mbyllja e rrjetit social “Tik Tok” për çështje sigurie, bota e errët e krimit  shqiptar po  e përdor masivisht atë duke e shndërruar në një dark Web.

Një investigim i Top Channel, zbulon se në “Tik Tok” mund të gjesh gjithçka, që tek numrat e celularit të pa regjistruar, para false, por edhe punësime në shtëpi bari sikurse trafik njerëzish drejt Anglisë me gomone, kamion ose me pasaporta të falsifikuara.

Nga një kërkim i thjeshte në “Tik Tok” mund të gjesh profile  dhe që shesin armë apo ofrojnë shërbime seksuale.

Jo të pakta janë rastet kur shqiptarë të botës së krimit, e përdorin këtë platformë për të shantazhuar apo për të ushtruar presion për borxhe të pa shlyera apo mosmarrëveshje të tjera.

Ndërkohë që shumë  video në tik tok që reklamojnë aktivitete të paligjshme  kthehen virale policia është orientuar drejt këtij rrjeti social për të identifikuar autorët.  Rasti më I fundit është I një drejtuesi mjeti që u ndëshkua me masë administrative pasi në një video në tik tok shfaqej duke drejtuar mjetin me më shumë se 300 km në orë në tunelin e Kalimashit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME