Categories Lajme

Tiranë, Gara me makina në qendrat e banuara, ndëshkohen “rebelët”

Pesë shoferë janë arrestuar dhe mbi 1000 të tjerë janë vënë në hetim pasi janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia bën me dije se në pranga janë vënë pesë drejtues automjetesh të cilët janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ndërkohë ka nisur hetimi për qindra të tjerë për gara shpejtësie, errësim të xhamit parapritës, përdorim të aparatit celular dhe shkelje të tjera. Njoftimi Gara më makina në qendrat e banuara dhe xham i errët, ndëshkohen “rebelët” në Tiranë Vijojnë kontrollet e territorit në të gjithë kryeqytetin, me fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Në funksion të kontrolleve janë konstatuar dhe :  Arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh. Proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive. Proceduar 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës.

Proceduar 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. Proceduar 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit. Proceduar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik 82 automjete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME