Categories Lajme

Tiranë, kapet 50-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për mashtrim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” është arrestuar nga policia e Tiranës. Në pranga u vu shtetasi Përparim Kovaci, i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë. “Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg për veprën penale “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet ,10 muaj e 18 ditë burg”, thotë policia. Ky shtetas u lokalizua dhe u kap në zonën e “Komunës së Parisit” dhe më pas u dërgua në ambientet e DVP Tiranë ku dhe u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME