Lajme

Tiranë, makina e policisë përplas 55-vjeçarin që ecte me biçikletë

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Myslym Keta ku një makinë policie me drejtues efektivin P.N. ka përplasur 55-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi me iniciale A.G. është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë: Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: