Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një mjet ka përplasur një motoçikletë pranë ish sheshit “Shqiponja”. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Denis Bregu 34 vjeç, i cili ka pësuar fraktura të rënda në këmbë. I plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin, raportohet se është larguar nga vendngjarja.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shoferit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Foto ilustruese