Një fëmijë është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:10 në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”.
Sipas policisë makina me drejtues E. Ç. përplasi të miturin 13-vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. rupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/ Informacion paraprak Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.