Categories Lajme

Tiranë, Vihet në pranga 35-vjeçari, po transportonte dru ilegalisht

Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.4 operacioni policor i koduar “Biza”.

U kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 35-vjeçari si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Biza” në kuadër të cilit bënë arrestimin e shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 15m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e Bizës. U arrestua në flagrancë shtetasi Etmond Kenga dhe u shpall në kërkim Dilaver Sula.

Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin dhe një motorrsharrë me të cilën është prerë lënda drusore.

Në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se në pyllin e Bizës, në bashkëpunim me shtetasin E. K., në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh e drurësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME