Categories Lajme

Tjetër medalje për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, Erkand Qerimaj fiton të argjendën

Erkand Qerimaj vijon momentin e tij fantastik. Pas suksesit në Evropian, ku siguroi medalje ari, peshëngritësi kuqezi përsërit veten edhe në Lojërat Mesdhetare.

Në peshën 73 kg, Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes.

Qerimaj e nisi garën me peshën 148 kg, provë të cilën nuk arriti ta kaloj me sukses. Qerimaj provoi menjëherë, sërish me të njëjtën peshë, 148 kg, por pa mundur ta mbajë shtangën lartë.

Peshëngritësi shkodran provoi në provën e tretë me 149 kg, peshë të cilën arriti ta mbaj lart por në fillim trupa e gjyqtarëve e konsideroi të parregullt, cka solli tension dhe protesta nga Qerimaj dhe i gjithë delegacioni i Shqipërisë.

Pas verifikimit, prova e Qerimaj u cilësua e rregullt, peshë që i dhuroi Qerimaj medalje të argjendë në stilin e shkëputjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME