Categories Lajme

Trafik ndërkombëtar droge, SPAK kërkon 167 vite burg për 16 të pandehurit e dosjes “Shpirti”

SPAK ka lexuar pretencën për një tjetër nga fraksionet e dosjes “Shpirti”.

Për 16 të pandehur të kësaj çështjeje Struktura Anti-korrupsion kerkoi në total dënimin e tyre me 167 vite burg.

Dënimet e kërkuar nga SPAK variojnë nga 3 deri në 15 vite burg.

15 vite u kërkuan për Aleks Memajn, i cili konsiderohet si një nga krerët e grupit. Ndërsa për ish efektivin Festim Lelaj, SPAK kërkoi 3 vite burg.

Ndaj 16 të pandehurve SPAK ka ngritur akuzat e kultivimit dhe trafikut të kanabisit drejt Italisë duke vepruar si organizatë kriminale.

Disa muaj më parë SPAK lexoi pretencën për 8 të pandehur të tjerë të kësaj dosjeje ku kërkoi 115 vite burg.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”, policia arrestoi 38 persona, mes të cilëve prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë, disa prej të cilëve u liruan nga akuzat.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Ducellari ( Lani ), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar dhe të gjitha shpenzimet e tyre që do t’i nevojiteshin për procesin. Mes të tjerash, në dosje thuhet se kreu i grupit Ilirjan Ducellari, kishte marrë me qira dhe një banesë ku kishte qëndruar i penduari i drejtësisë Shusha bashkë me prokurorin Sota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME