Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit turistik të Linit.
Sipas informacioneve një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafikndarësen. Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, ndërsa trafikndarësja ka hyrë mes përmes. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.