Categories Lajme

Trafikonin nga Maqedonia e Veriut makina dhe i shisnin si pjesë këmbimi, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar pasi policia u zbuloi skemën e tyre, ku trafikonin nga Maqedonia e Veriut makina të vjedhura dhe i shisnin si pjesë këmbimi në Shqipëri.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuar 21-vjeçari A. R., banues në fshatin Rrajcë, Librazhd, 44-vjeçari A. A., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut, 19-vjeçari L. D., dhe 23-vjeçari M. H., banues në fshatin Radokal, Pogradec.

Sipas policisë katër bashkëpunëtorët trafikonin mjete motorike nga Maqedonia e Veriut, i  dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi.

Konkretisht, më datë 22 të këtij muaji, këta persona dyshohet se kanë trafikuar  një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit shtetasi A. R., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga forcat e Policisë, ka tentuar të largohet dhe ka braktisur automjetin në afërsi të fshatit Radokal, Pogradec.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të mjeteve motorike, pas një hetimi 1-javor, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Passing””, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME