Categories Lajme

Tragjedia në Himarë, Gledis Nano letër disa institucioneve vendore e qendrore: Nuk keni zbatuar detyrimet, policia e shtetit nuk mund të veprojë e vetme nëse…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i ka dërguar një letër Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, prefekturave dhe bashkive lidhur me sigurinë në plazhe dhe vijës bregdetare. Në letrën e cila i është dërguar për dijeni edhe 4 ministrive, ku i kërkohet që të angazhohen në zbatimin e ligjit, duke u theksuar se Policia nuk mundet që të operojë e vetme.

Letra, e cila është shpërndarë sot, i është drejtuar për dijeni Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

“Policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, detyrim I cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejtë përgjegjëse për asnjë rast, të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim, ankorim të mjeteve lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe të çdo aktiviteti tjetër që lidhet me hapësirën detare dhe jo vetëm, të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje dhe moszbatim të ligjit nga çdo subjekt publik apo privat. Të merren masa administrative dhe jo vetëm ndaj çdo shkelësi të ligjit.

Përsa më sipër kërkohet bashkëpunim konkret në zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, kërkojmë bashkëpunim efikas me strukturat në varësi të ministrisë përgjegjëse për turizim dhe mjedisin, ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën, ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, inspektoriateve që mbulojnë fushën e turizmit dhe inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial, si dhe njësive të qeverisjes qëndrore e vendore në marrjen e masave dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga çdo institucion shtetëtor. Policia e shtetit nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse nëse hallkat ndërnistitucionale nuk bashkëpunojnë dhe nuk zbatojnë ligjin,”-shkruan Nano në letër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME