Categories Lajme

Transporti urban gati të nisë punën


Mjetet e transportit urban në Tiranë, të parkuara prej 2 muajsh, janë gati për të rinisur punën. “Ky është modeli që operatorët e transportit urban propozojnë duke ju përmbajtur masave ndaj Covid -19. Po ende nuk ka zyrtarisht një protokoll sigurie dhe një datë se kur do të rihapet ky shërbim”. Distancimi social detyron uljen e numrit të pasagjerëve. “Me masat e Covid-it mund të futen vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.

Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët. Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje për ta. “Pezullimi i transportit publik ka sjell për operatorët një dëm mujor prej 3 milionë eurosh. Rinisja kërkon ndihmë financiare nga qeveria dhe Bashkia”.

Në Shqipëri transporti urban vijon të konsiderohet një shërbim me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid, por Kosova edhe pse me një numër më të lartë të të infektuarve, i ka hapur linjat qytetase prej ditës së hënë. Në autobus nuk lejohet të futen më shumë se 20 persona dhe pa pasur maska e doreza.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME