Categories Lajme

Tregtarët: Bashkia nuk ka bërë asnjë investim, tregu në Dibër mes ujit dhe baltës

Këto kova janë zgjidhja që kanë gjetur tregtarët në Peshkopi, për të mos lejuar ujin t’u prishë të gjithë mallin. Për të hyrë në brendësi të tregut duhet të kalosh edhe në këto skela. Rrugicat brenda janë plot baltë, e gropa.Tregtarët shprehen të revoltuar për këtë situatë. “Tregu është katastrofë,” thotë një tregtar.

“Mizerabël është tregu, ma zi nuk ka ku shkon,” thotë një tjetër. Ata thonë se taksat i paguajnë  rregullisht, por Bashkia e Peshkopisë nuk ka bërë asnjë investim. “Taksat një më një, detyrimet një më një, qiratë një më një, të gjitha,” thotë tregtari. “50 mijë lekë ndriçim, pastrim, rregullim, të gjitha,” thotë një tjetër.

Shitjet janë të pakta, ndërsa thonë se arsye kryesore është papunësia. “As punë, asgjë nuk ka, fare. Nuk ka ndikuar koronavirusi, por ka ndikuar fukarallëku. Më keq nuk ka më. Dibra ka mbaruar, siç e shihni,” thotë tregtari. “Ka ndikuar papunësia, s’kanë ku marrin njerëzit,” thotë tregtarja.

“Rrimë këtu, bëjmë muhabet gjithë ditën,” thotë një tjetër.“Nuk kanë njerëzit terezi të blenë, nuk kanë ku punojnë, nuk kanë çfarë të bëjnë,” shprehet trgtari. Në çdo proces zgjedhor, kërkesa kryesore e këtyre tregtarëve ka qenë një treg më i mirë, por një kërkesë e tillë nuk është marrë asnjëherë parasysh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME