Categories Lajme

Trishtuese/ Humbi jetën pasi e zuri korrenti në dush, del foto e drejtoreshës së shkollës! Mesazhet prekëse të kolegeve

Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja ka komentuar në studion e Report Tv, tragjedinë e regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku drejtoresha e shkollës të Rrubjekës humbi jetën pasi e zuri korrenti. Bejtja tha se ky është një problem brenda rrjetit në shtëpi, jo i jashtëm.

“Mund të mos jetë o togëzuar mirë, dushi të ketë bërë masë, rrjeti mbaron në shtëpi nga sahati, asgjë nuk vjen nga rrjeti, pas rrjetit ke automatik, është siguresa brenda shtëpisë, nuk ka lidhje me rrjetin nga jashtë”, tha zv.ministri.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Ornela Gjeçi ka ndërruar jetë pas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike tek po bënte dush.

Gjeçi, 45 vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit rreth orës 08:20 nga bashkëshorti i saj. Fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se 45-vjeçarja ka mbërritur në spital pa shenja jete.

45-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teka ka qenë duke bërë dush. Bolieri ka qenë në prizë teksa 45-vjeçarja është futur për të bërë dush. Ndërkohë familjarët që kanë qenë në shtëpi, kanë dëgjuar masën dhe menjëherë kanë dërguar Gjeçin në spital, por ajo ka mbërritur pa shenja jete.

Gjeçi ishte mësuese historie, ndërsa ka pasur mesazhe prekëse edhe nga kolegët e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME