Një tjetër banesë disa katëshe, e shkatërruar nga tërmeti është shembur në Durrës. Shembja e saj është bërë me shpërthim të kontrolluar nga forcat xheniere.
Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit ishte i konsiderueshëm numri i banesave dhe pallateve që pësuan dëmtime serioze ku disa prej tyre u shpallën të pabanueshme. Tërmeti i fortë i atij mëngjesi la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.