Shtëpia dhe familja e Armando Dukës, janë marrë nën mbrojtje nga Policia. Kjo lëvizje ka ardhur pas vënies së një sasie tritoli në portën e shtëpisë së Dukës. Më herët Duka kishte marrë edhe një mesazh kërcënues në telefon, ku thuhej të jepte dorëheqjen ose 60 plumba e prisnin.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një deklarate për media u shpreh se në kamerat e sigurisë shihet një person me kapuç në kokë që kishte vendosur lëndën plasëse të porta e shtëpisë së tij dhe më pas ishte larguar.