Categories Lajme

Trump: Fola me Zotin, ai më tha që koronavirusin e dërgoi të më testonte mua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se e kanë në kontroll situatën e krijuar prej pandemisë, pavarësisht se vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura sepse kanë mbi 5.36 milion persona të infektuar. Presidenti Donald Trump e ka cilësuar ndikimin e Covid-19 mbi ekonominë amerikane si një mënyrë e Zotit për të testuar aftësitë e tij.

Gjatë një mitingu në Uiskonsin, ai ka dhënë një mesazh sa të drejtëpërdrejtë, aq edhe  me shumë nota humori. Trump ka deklaruar  se ka biseduar me Zotin mbi ringritjen e ekonomisë dhe se vetëm një si ai mund ta bënte.

“Ne ndërtuam ekonominë më të madhe në historinë e botës dhe tani duhet ta ribëjmë prapë. Ky është një testim për mua nga Zoti. Ai më ka thënë se e bëra një herë. Unë e pyeta: “A bëra një punë të mirë, Zoti im? A jam unë i vetmi që mund ta bëj përsëri atë?” Ai më tha që do të duhej ta bëje përsëri. “Unë i thashë, ‘OK, jam dakord” , tha Trump, duke folur me mbështetësit e republikanëve.

Kjo deklaratë e Trump ka shkaktuar shumë të qeshura te publiku, por sipas Huffignton Post, qëndrimi i Trump nuk është i paarsyeshëm për shumë amerikanë pasi, sipas një studimi të Qendrës së Kërkimeve Pew, 90% e amerikanëve të krishterë thonë se flasin me Zotin dhe 35% kanë shtuar se Zoti u përgjigjet atyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME