Lajme

Turbigo në zi të premten: 23-vjeçarit shqiptar i jepet lamtumira të njëjtën ditë kur u vra

Zyrtarët në Turbigo të Italisë kanë marrë vendimin që të premten e 23 Shtatorit të shpallin zi qytetare. Pikërisht nesër bëhet një javë nga vrasja tragjike e shqiptarit Emanuel Rroku. Të njëjtën ditë do të mbahet edhe varrimi i të riut shqiptar, i cili mbeti i vrarë pasi bashkë me miqtë e tij ndërhyri për të mbrojtur një grua që u sulmua nga partneri i saj. Autor i ngjarjes së rëndë është po një shqiptar, 34-vjeçari Rigels Gjinaj.

Siç shpjegon kryebashkiaku i Turbigo, Fabrizio Allevi, vendimi i administratës u mor për të shprehur gjithë solidaritetin me familjen e 23-vjeçarit dhe të miqve të tij.

Flamujt e godinës komunale do të ulen gjysmë shtizë, ndërsa nga ora 14:30 deri në 15:30, kohë kur do të mbahet ceremonia e varrimit do të pezullohet çdo aktivitet.

Është një formë solidariteti, thotë Allevi, që kërkon të tregojë se i gjithë komuniteti i qëndron afër familjes në dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike dhe të padrejtë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close