Categories Lajme

Turqi/ Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 15 të vdekur dhe 17 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Turqinë perëndimore duke u marrë jetën 15 pasagjerëve këtë të diel, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave të huaja, një autobus i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir.

Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan menjëherë, por 11 persona vdiqën në vendngjarje, dhe katër të tjerë pasi u transportuan në spital dhe iu nënshtruan mjekimit. Por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot t’i mbijetonin plagëve.

Guvernatori i Balikesir, Hasan Sildak teksa vizitoi të plagosurit tha se 3 nga 17 personat e plagosur në aksident u liruan nga spitali pas trajtimit. Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME