Categories Lajme

Turqia dërgon vaksinën e parë anti-Covid në spital, flet vullnetari: Duam që virusi të eliminohet së shpejti

Mjekët turq të hënën i dhanë vaksinën e parë kundër coronavirusit të ri (COVID-19) një punonjësi shëndetësor. Kështu së paku shkruan Anadolu Agency, sipas së cilës, Asım Baştürk, 53-vjeç, doli vullnetar në fazën e tretë të testit të vaksinës të zhvilluar nga Kina.

Duke folur për gazetarët, Dr. Mustafa Sait Gönen, dekani i Fakultetit kryesor turk të Mjekësisë të Universitetit Cerrahpaşa në Stamboll, tha: “Sot, ne filluam testimin e fazës 3 të vaksinës me origjinë kineze nga shkolla mjekësore Cerrahpaşa”. Ai tha se nga 335 mijë pacientë që kishin vizituar institucionin që nga marsi, 27 mijë ishin trajtuar për COVD-19 dhe 77 mijë ishin testuar.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa. Kjo luftë (kundër virusit) vazhdon në Cerrahpaşa, si në spitalet e tjera dhe në botë”, shtoi ai. Po ashtu edhe Baştürk tha: “Unë u bëra vullnetar me vullnetin tim. Sigurisht, ne duam që ky (virus) i cili po krijon telashe për Turqinë dhe botën të eliminohet së shpejti”.

Virusi që u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar është përhapur në pothuajse të gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA. Më shumë se 33 milionë njerëz janë infektuar, përfshirë mbi 998 mijë vdekje dhe gati 23 milionë të shëruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME