Categories Lajme

U aksidentua në Dibër, Gledis Nano viziton efektivin në spital

Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë vizituar në spital efektivin e policisë Selami Lusha i cili u aksidentua mesditën e sotme në rrugën e Arbrit. Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shoqëruar nga drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupaj bashkë me mjekun Skënder Brataj panë nga afër gjendjen e Lushtakut, duke i uruar shërim të shpejtë.

Njoftimi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brata, vizitoi në Spitalin Ushtarak në Tiranë, punonjësin e Policisë Rrugore të DVP Dibër, inspektor Selami Lusha, i cili gjatë kohës së kryerjes së shërbimit me automjetin e Policisë Rrugore u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër, në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, dhe për pasojë u dëmtua rëndë.

Drejtor Nano i ka uruar shërim të shpejtë punonjësit të Policisë Selami Lusha. Gjatë bisedës me familjarët e punonjësit të Policisë, Drejtor Nano u ka ofruar atyre mbështetjen për çdo nevojë dhe nëpërmjet zotit Brataj, është interesuar për t’i ofruar punonjësit të Policisë, por edhe të dëmtuarit tjetër në aksident, shtetasit Z. M., të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zoti Brataj ka siguruar Drejtor Nanon se të dy pacientët do të kenë ndihmën maksimale mjekësore, duke theksuar se të dy pacientët tashmë nuk kanë më rrezik për jetën.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka vizituar edhe drejtuesin e automjetit tjetër të përfshirë në aksident, shtetasin Z. M., të cilit i ka uruar shërim të shpejtë. Gjatë bisedës me familjarët, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se e rëndësishme është që kanë shpëtuar jetën. Gjithashtu ka theksuar që të jenë të qetë përsa i përket veprimeve që po kryen grupi hetimor, pasi nuk do të ketë anshmëri në kryerjen e ekspertizës, për të përcaktuar fajësinë e ndodhjes së aksidentit.

Që në momentet e para të aksidentit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është interesuar për dërgimin e helikopterit për të transportuar punonjësin e Policisë që ishte në gjendje më të rëndë, pasi drejtuesi i mjetit tjetër që ishte në gjendje më të mire është transportuar drejt Tiranës me autoambulancë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME