Categories Lajme

U arrestua në Britani me dyshimin për trafik droge, shqiptarit i gjejnë makinën plot me çaj mali

Agim Agaj 53 vjeç është ndaluar nga policia dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë pasi i gjetën çaj mali në fugonin e tij.

Oficerët angleze mendonin se shqiptari po transportonte kanabis dhe e prangosën. Për median The Sun Agimi shprehet: Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit.

Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej sepse nuk kishte prova.

Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku. Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme.Policia e Dorset tha: U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se u gjet një enë plastike me disa bimë dhe oficerët menduan se ishte drogë. Pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME