Categories Lajme

U dashurua me kamerën që 16-vjeç, operatorja e parë vajzë në Shqipëri: U internova në ’74, çfarë më tha babai

Sonja Mamaqi, operatorja e parë vajzë në Shqipëri që u dashurua me kamerën që në moshën 16-vjeç, ka ardhur në një rrëfim ndryshe për ‘Real People’ në Euronews Albania.

Ajo tha se në vitin 1974 së bashku me familjen u internua nga Tirana drejt Tepelenës dhe këtë e kuptoi në një material filmik, kur babanë e saj e kishin prerë nga një video të xhiruar në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Më tej ajo theksoi se u shkëput nga kamera për t’u rikthyer më pas në vitin 1991, kur ra diktatura dhe erdhi demokracia.

“E mbaj mend ditën kur u shkëputa nga kamera. Ishte viti ’74 dhe babai ishte në takim tek Enver Hoxha, pas fushatës së deputetëve në Teatrin e Operas dhe Baletit xhironin dhe babai ishte në Presidium. Kur doli materiali unë e pashë, kur vjen Ramiz Aliaj, presin pjesën që ishte babai im. Atëherë kuptova se çfarë ka ndodhur.

Shkoj në shtëpi dhe i thashë babit se çfarë ka ndodhur, më tha babai se nuk e di se çfarë ka ndodhur, por të jeni të bindur se nuk i kam prekur një fije floku partisë e as popullit. Pastaj më thirrën në komitet të Partisë dhe më thanë që për tre ditë bëhu gati se do ikës në Tepelenë. Që nga ai moment nuk  e preka më kamerën deri në ’91 kur erdhi demokracia. Atje e kuptova që diçka po ndodh në familjen tonë”- tha ajo.

U dashurua me kamerën që 16-vjeç, rrëfehet operatorja e parë vajzë në Shqipëri

Sonja Mamaqi, operatorja e parë vajzë në Shqipëri që u dashurua me kamerën që në moshën 16-vjeç, ka ardhur në një rrëfim ndryshe për ‘Real People’ në Euronews Albania.

Ajo tha se u fut operatore falë ndihmës që i dha i ati, ndërsa shtoi se asokohe paragjykohej shumë për punën që bënte pasi ishte vajzë.

Më tej theksoi se kishte konkurrencë mes kolegëve dhe se kur përfundoi një kurs asaj dhe shoqes saj nuk i dhanë titull.

“Im atë ishte funksionar në atë kohë dhe unë ngulja këmbë o operatore o s’ka. Babi bisedoj me ish-drejtorin e Kinostudios dhe unë u futa aty. Më thanë që s’kemi parë femra operatore, e më thanë që duhet dhe një vajzë tjetër. Bota ishte shumë e egër, kishte konkurrencë dhe egoizëm. Kishte paragjykim dhe ndarje gjinore. Kur mbaruam kursin ne nuk na dhanë titullin , por kolegëve tanë po. Babai im ka qenë kryeredaktor i Zërit Popullit, dhe nëse nuk do ishte ai kurrë nuk do bëhesha operatore”- tha ajo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME