Categories Lajme

U dënua me 2 vite burg për korrupsion, GJKKO liron ish prokurorin Edmond Karriqi

GJKKO ka lënë të lirë ish prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi i dënuar me dy vite burg si pasojë e korrupsionit, ku raportohet se mori 2 mijë euro për të liruar nga burgu trafikantët e drogës. Mësohet se Karriqi do ta kalojë pjesën tjetër të dënimit në shërbim prove.

Karriqi akuzohej nga SPAK si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Gjithçka nisi në nëntor të vitit 2019, kur në qytetin e Kukësit u arrestuan Dritan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët u lanë të lirë nga prokurori Kariqi pas marrjes së ryshfetit. Të arrestuarit kishin futur ndërmjetës Isuf Gegën, mes të cilëve edhe Emirjan Beu, tek prokurori Karriqi për pushimin e çështjes.

Eraldo Braka dhe Dritan Dedja janë lidhur dhe kanë komunikuar me Isuf Gegën, tek i cili janë interesuar nëse kishte komunikim me Karriqin për t’i ndihmuar në lidhje me dosjen. Gega, me detyrë sekretar në Prokurorinë e Kavajës, ka udhëtuar bashkë me Karriqin në drejtim të Kukësit, ndërsa janë dokumentuar disa takime të tjera mes tyre.

Gega, në përgjimet e SPAK, rezulton të jetë sekser, nga ku prokurori ka marrë edhe shumën e eurove. SPAK ka dokumentuar edhe lëvizjet e këtyre dy të fundit, të cilët janë parë duke tërhequr paratë, për t’i çuar në destinacion. Menjëherë më pas, Prokuroria e Posaçme ka vepruar me arrestimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME