Categories Lajme

U dënua me 25 vjet burg, por tani është i lirë. Kush është “Tregtari i vdekjes” që Amerika ia ktheu Rusisë!

Viktor Bout, një nga tregtarët më famëkeq të armëve në botë, është liruar nga paraburgimi në SHBA si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me yllin e basketbollit amerikan për femrat, Brittney Griner

Bout u ekstradua nga Tajlanda në SHBA në vitin 2010, pas një operacioni të ashpër nga Agjencia Amerikane Kundër Drogës (DEA) dy vjet më parë.

Agjentët nga DEA pozuan si blerës potencialë nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të njohura si Farc.

Bout pohoi se ishte thjesht sipërmarrës me biznes të ligjshëm transporti ndërkombëtar, i akuzuar gabimisht se u përpoq të armatoste rebelët e Amerikës së Jugut – viktimat e makinacioneve politike amerikane.

Ai u dënua me 25 vjet burg në prill të vitit 2012, pasi u shpall fajtor për komplot për të vrarë amerikanë dhe zyrtarë amerikanë, për dërgimin e raketave kundërajrore dhe për të ndihmuar një organizatë terroriste.

Bout – shtetas rus i lindur në Taxhikistanin e sunduar nga sovjetikët – filloi karrierën e tij në transportin ajror në fillim të viteve 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Sipas libri të vitit 2007 – Merchant of Death, nga ekspertët e sigurisë Douglas Farah dhe Stephen Braun – Bout e ndërtoi biznesin e tij duke përdorur avionë ushtarakë të lënë në fushat ajrore të perandorisë sovjetike në rënie në fillim të viteve 1990.

Aeroplanët e fortë Antonov dhe Ilyushins ishin në shitje së bashku me ekuipazhet e tyre dhe ishin të përkryer për dërgimin e mallrave në pistat ajrore me gunga të kohës së luftës anembanë botës.

Bout – i cili ishte 45 vjeç kur u dënua – thuhet se ka filluar të kanalizojë armë përmes një sërë kompanish frontale në pjesët e shkatërruara nga lufta të Afrikës.

Raportet e mediave në Lindjen e Mesme pretenduan se ai ishte një furnizues i armëve për “Al-Qaidan” dhe talebanët.

Filmi i vitit 2005, “Lord of War”, i bazuar në jetën e tregtarit të armëve, ka në fund antiheroin që i shpëton drejtësisë. Ndoshta dukej e pamundur që Bout të arrinte ndonjëherë të njëjtën gjë – por pas 12 vjetësh pas hekurave, ai tani është i lirë në Rusi./Koha.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME