Categories Lajme

“U detyrova të punoj si prostitutë, tek lokali kishte një dhomë dhe klientët më jepnin…”

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Elsa Dhako, 30 vjeçe, nga qyteti i Pogradecit nënë e tre fëmijëve, përkatësisht 11, 7 dhe 5 vjeç. Ka pasur një jetë të vështirë. Problemet e saj kanë nisur herët.  Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, për të mos jetuar më rrugëve, e ëma e martoi qëkur ishte 13 vjeçe. Nga martesa e parë ka një djalë 13 vjeç. Dy fëmijët e tjerë(vajzat) i ka lindur më vonëjo me bashkëshortin e parë.

Martesa e parë nuk shkoi mirë dhe nuk zgjati shumë. Më pas, Elsa filloi punë si kameriere. Ndërkohë që punonte kameriere, ra në shoqëri të keqe dhe për të rritur fëmijët u detyrua të shiste trupin

Mirela Milori: U ktheve tek nëna, si vazhdoi jeta jote?

Elsa Dhamo: Jeta ishte shumë mirë, më donte, më përkrahte mami shumë. Mami nuk paguante dot qiranë dhe ika në Greqi me vëllain, djalin e vogël e kam pasur 6 muajsh. Vajta në Greqi dhe punova për të mbajtur djalin.

Mirela Milori: Çfarë punoje në Greqi?

Elsa Dhamo: Me bagëtitë shkoja, pastroja sa për të ushqyer djalin. Isha me vëllain dhe ndenjta 1 vit.

Mirela Milori: U ktheve në Pogradec dhe fillove punë.

Elsa Dhamo: Fillova punë si kamariere. Isha rrugëve nuk dija ku të vija, nuk kisha krah. Kisha një dajovicë (nusja e dajës), ajo nuk më përkrahu fare, mbeta rrugëve, kam lypur dhe fatkeqësisht ngela shtatzënë dhe nuk kisha lekë ta abortoja. Jam detyruar i kam thënë mamit më duhen 100 mijë lekë, mami më tha bëj çfarë të duash, nuk më ka përkrahur. Por falenderoj Zotin që ka qenë ish-bashkëshorti i dytë që kam tani, ky është me të meta mendore dhe mi pranoi të dyja vajzat.

Mirela Milori: Një moment, ti fillove të punoje si kamariere, por atje për fat jo të mirë, nise një shoqëri jo të mirë apo jo? Si pasojë që ti ishe me këtë shoqëri të keqe, fillove të kishe një jetë jo të mirë.

Elsa Dhamo: Vetëm nga e keqja sepse nuk kisha si t’i ushqeja fëmijët, nuk kisha ku të shkoja, nuk njihja asnjë njeri.

Mirela Milori: Për sa kohë e ushtrove atë lloj profesioni që të mos e përmendim, por të gjithë e kuptojnë?

Elsa Dhamo: Gati 1 vit.

Mirela Milori: Qëndrojë në rrugë, apo ishte dikush që…

Elsa Dhamo: Jo tek lokali ku punoja kamariere ishte një dhomë.

Mirela Milori: Klientët vinin gjoja për të pirë kafe dhe… Ti i jepje lekë të zotit të lokalit?

Elsa Dhamo: Po, merrte 5 mijë lekë.

Mirela Milori: Po ti sa merrje?

Elsa Dhamo: Merrja 20-30 se isha e vogël.

Mirela Milori: Si e kujton atë vit?

Elsa Dhamo: Kur e kujtoj më rrëqethet trupi, e them o Zot çfarë kam bërë. Falenderoj Zotin që dola nga ajo rrugë.

Mirela Milori: Po djalin ku e lije?

Elsa Dhamo: E merrja kudo me vete, e kisha të vogël, ma mbante pronarja djalin kur futesha me klientët në dhomë. Djali ishte nja 7 vjeç në atë kohë.

Mirela Milori: Ka kuptuar gjë djali?

Elsa Dhamo: Jo ishte shumë i vogël. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME