Categories Lajme

‘U detyruam për shkak të gjendjes ekonomike’! Flasin të arrestuarit e fermës së kanabisit në Berat

‘U detyruam për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike’! Kështu deklaruan në sallën e gjyqit të arrestuarit në fermën ku kultivohej kanabis në Berat. Ata u shprehën se kishin shkuar të punonin për të siguruar të ardhura, për shkak të kushteve të vështira ekonomike ku jetojnë. Gjykata e Shkallës së Parë Berat vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 personat e arrestuar si organizatorët dhe mbikëqyrës së serës së mbjellë me hashash në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.

Në seancë kanë folur vetëm 2 prej burrave të arrestuar, ndërkohë që për të arrestuarit e tjerë kanë folur vetëm avokatët përfaqësues të tyre: Flutura Eski, Agron Isufi, Plarent Lapardhaja dhe Qazim Kozhaj.

Dy burrat deklaruan se kishin ardhur për të punuar pasi merrnin 50 mijë lekë (të vjetra) në ditë dhe se ishin të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë. Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të 11 shtetasve dhe caktimin për ta të masës së sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjyqtari Pëllumb Zaimi, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet a avokatëve e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e 11 shtetasve të sipërpërmendur dhe ka caktuar për të gjithë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Edison Mema, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli (pronari që kishte lënë me qira serat), Blerim Xheka, Samuel Lushaj, Drita Mema dhe Izmira Mema janë të gjithë personat e ndaluar që u sollën sot në seancë, nën masa të rrepta sigurie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME