Categories Lajme

“U futën të veshur si punëtorë të ujësjellësit”, tèrrôrizohen të moshuarat në Palasë

Prej 10 ditësh të moshuarit në fshatin Palasë janë në panik nga hajdutët. Ata hyjnë nëpër shtëpi të veshur si punëtore të ujësjellësit. Objektivi më i lehtë duket se janë të moshuarat që jetojnë vetëm. Pleqtë thonë se atje grabitet ditë e natë dhe madje u kërcënohet edhe jeta.

Mesa duket këto vjedhje shoqërohen edhe me akte të turpshme.  Disa muaj më parë ata tregojnë se një prej të moshuarave është dhunuar seksualisht. “Ndihemi të frikësuar të jetojmë në shtëpitë tona”-shprehen me lot në sy banoret, të mbledhur bashkë në lokalin e fshatit.

Hajdutët vjedhin paratë e pensionit e çfarë të gjejnë si psh: pashaporta/karta Identiteti apo veshje. Fshati Palasë është fshat bregdetar kryesisht me banorë të moshës së tretë. Sezoni veror e bën këtë fshat më të populluar e mesa duket mbyllja e tij pasohet nga vjedhje në shtëpitë e të moshuarve që përbëjnë shumicën e banorëve. Edhe pse hetimet vazhdojnë askush nuk është vënë në pranga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME