Categories Lajme

U gjet në liqen, ja dy personat që kërkohen

Një kartëvizitë e hotelit e gjetur në xhepin e rrobave të v iktimës, është kthyer në çelësin e zbardhjes së ngjarjes, që tashmë është cilësuar si v rasje. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë kanë bërë me dije se viktima, 25-vjeçari Fridman Xhaferraj, i cili u gjet në rezervuarin e Gjançit në Korçë, ka pasur një të çarë në kokë prej 5 centimetrash, nga e cila ka gjetur edhe v dekjen. Dyshimet e para bëjnë fjalë se kjo e çarë është shkaktuar me mjet të mprehtë, që është edhe a rma e k rimit, edhe pse nuk është gjetur ende.

H etimi Burime zyrtare kanë dhënë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes së vr asjes së Xhaferrajt.  Sipas h etimeve, ai ka qenë i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, person tashmë i shpallur në kërkim dhe një person tjetër i moshuar, i paidentifikuar nga ana e policisë.

Të tre personat mësohet se në datat 25, 26 dhe 27 maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës. Policia ka shkuar te hoteli, pasi në xhepin e pantallonave të v iktimës janë gjetur kartëvizitat e hotelit në fjalë.

Nga h etimet mësohet se në datën 24 maj, vi ktima Fridman Xhaferraj dhe i shpalluri në kërkim Lulëzim Spahia, janë takuar fillimisht në Elbasan, e më pas kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku kanë qëndruar së bashku për katër ditë. Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahinë, në hotel me ta, ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B., i dyshuar edhe ky nga policia për veprën p enale të ‘v rasjes me dashje’.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se Lulëzim Spahia në datën 21 maj, është shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit, si i dyshuar për v eprën p enale “Prodhim dhe s hitje e n ark otikëve” e kryer në bashkëpunim. Po të njëjtat burime thonë se policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e v iktimës dhe dy të njohurve të tij, tashmë në pozicionin e të dyshuarve.

V rasja V iktima Fridman Xhaferraj është gjetur nga një banor i zonës, i m bytur në rezervuarin e Gjançit, më 13 qershor. Sipas h etuesve, në momentin që trupi u gjet në bregun e rezervuarit, kishte duart e lidhura dhe h ematoma të shumta, ç’ka ngriti menjëherë dyshimet se kjo ngjarje ishte një k rim, duke përjashtuar pistat për ngjarje a ksidentale apo v etëv rasje.

Ekspertiza m jekoligjore ka bërë të mundur edhe përcaktimin e kohës se kur ka ndodhur v rasja. Sipas raportit, bëhet fjalë për një k rim të ndodhur rreth një javë më parë, ndërsa v rasja ka ndodhur në një zonë tjetër. /TIRANA TODAY

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME