Categories Lajme

U kap duke transportuar 6 emigrantë, pranga 33-vjeçarit në Gjirokastër

inalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 50”, ndërsa në pranga ka rënë një 33-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Kristofor Qerimi, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 50”.

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

 

 

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 50”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Q., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, Gjirokastër, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 6 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME