Një shqiptar është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan përveç parave të gatshme edhe rreth 80 kg kokainë dhe disa ilaçe pluhur të përdorura për prerjen e mallit.
Shqiptari ishte me banim në Itali prej 14 janarit. Ai u arrestua dhe dërgua në burgun e Velletrit në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor Latina.